Një e mitur e cila ishte e pashoqëruar është gjetur nga policia e Tiranës në zonën e liqenit artificial.
Në një njoftim zyrtar, policia publikon një foto të vajzës dhe bën apel për qytetarët të telefonojnë në nr 112 nëse kanë informacion për familjarët e vogëlushes.
“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.
The post E njihni këtë vajzë? Policia e Tiranës: Ka humbur, na telefononi! appeared first on 27.