Pas denoncimit të një 30-vjeçari se e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë kanosur, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 2 vëllezër nga Puka.
Në kërkim është shpallur, 28-vjeçari me inicialet F. R., dhe vëllai i tij 26-vjeçari me inicialet M. R., të dy banues në Pukë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.