“Zbërthehet” Havier Dobi: E morëm kasafortën me vete, blemë makina – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zbërthehet” Havier Dobi: E morëm kasafortën me vete, blemë makina

13:44 | 09/01/2023
në Aktualitet, Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –

SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –

Falenderoj Trump! Jam hequr nga lista e ndalimit të hyrjes në SHBA –

PS feston 35-vjetorin, mitingu festiv i socialistëve nis 30 minuta para protestës –

Havier Dobi ka rrëfyer hap pas hapi mënyrën sesi bashkë me të ëmën, Rozetën ka vjedhur banesën e zyrtares Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit, gjatë kohës kur drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Në dëshminë e Dobit, thuhet se më 15 dhjetor në mëngjes, ai ka shkuar te Rruga e Kosovarëve, ku ka marrë mamanë. Ajo kishte një çantë shkolle Adidas ku ndodheshin të gjitha paratë dhe sendet me vlerë që u grabitën, me të cilat, Havieri deklaron se ka blerë edhe 2 makina Mercedes Benz.

“I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes-Benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në kompleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë.

Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka pasur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave.

Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parash me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo punonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD”, thuhet në Dosjen e Prokurorisë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj.

Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

Të Lidhura

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –

nga 27
17:36 | 12/06/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku makina ka përplasur për vdekje...

SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –

SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –

nga 27
17:28 | 12/06/2026
0

Arrestohet në Selanik biznesmeni Ilir Shtufi pas kërkesës së bërë nga SPAK. Aksioni u zhvillua ditën e sotme ku u...

Falenderoj Trump! Jam hequr nga lista e ndalimit të hyrjes në SHBA –

Falenderoj Trump! Jam hequr nga lista e ndalimit të hyrjes në SHBA –

nga 27
17:16 | 12/06/2026
0

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka folur edhe për vendimin e SHBA-së për “non gratën”. Berisha...

PS feston 35-vjetorin, mitingu festiv i socialistëve nis 30 minuta para protestës –

PS feston 35-vjetorin, mitingu festiv i socialistëve nis 30 minuta para protestës –

nga 27
16:32 | 12/06/2026
0

Këto janë pamjet nga  Sheshi Italia në përgatitjen e podiumit, ku në orën 18:00, socialistët nga e gjithë Shqipëria do...

Para
Pushonte në hotele luksoze, Havier Dobi u habit si e kishin ndjekur –

Pushonte në hotele luksoze, Havier Dobi u habit si e kishin ndjekur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –

17:36 | 12/06/2026
SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –

SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –

17:28 | 12/06/2026
Falenderoj Trump! Jam hequr nga lista e ndalimit të hyrjes në SHBA –

Falenderoj Trump! Jam hequr nga lista e ndalimit të hyrjes në SHBA –

17:16 | 12/06/2026
PS feston 35-vjetorin, mitingu festiv i socialistëve nis 30 minuta para protestës –

PS feston 35-vjetorin, mitingu festiv i socialistëve nis 30 minuta para protestës –

16:32 | 12/06/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Pritet marrëveshja SHBA-Iran, çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh –

15:28 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –
  • SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –
  • Falenderoj Trump! Jam hequr nga lista e ndalimit të hyrjes në SHBA –
  • PS feston 35-vjetorin, mitingu festiv i socialistëve nis 30 minuta para protestës –
  • Pritet marrëveshja SHBA-Iran, çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh –
  • Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për Presidentin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë –
  • SPAK lëshoi urdhër-arrest, arrestohet në Greqi Ilir Shtufi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com