Jurgen Klop duket se është i qetë, në prag të finales së nesërme në Champions League, ndaj Totenhemit. Në konferencën për shtyp, trajneri i të kuqve shprehet se finalet e humbura vitet e kaluara nuk kanë rëndësi për të, por se këtë sezon kërkon të ngre lart trofeun.
FINALJA – Do të jetë një finale shumë intensive. Favoriti? E vështirë ta thuash. Kemi fituar dy ndeshje kundër tyre, me shifrat 2-1. Do doja të bënim sërish atë që bëmë me Barcelonën. Totenhemi është një ekip i fortë dhe ka shumë kualitet. Gjithçka do varet edhe nga klima, duket se do të jetë nxehtë dhe do të ndikojë te ne.
FINALET E HUMBURA – Që nga viti i kaluar, jam mësuar se edhe një roveshatë nga 18 metra, mund të bëhet gol. Është një kundërshtar tjetër nga finalet e kaluara, situata është e ndryshme.
E KALUARA – Që nga 2012, përveç vitit 2017, kam qenë në një finale me ekipin që kam drejtuar. Ndonjëherë me fat, por në shtatë vitet e fundit mbaj rekord për gjysmëfinalet e fituara. Edhe unë njeri normal jam. Ka momente që je me fat dhe momente që nuk ke, por nuk e ndryshoj dot këtë. Nëse punën, edhe fatin do e kesh me vete herë pas here.
/panoramasport/