E ka problem që është dashuruar me një mashkull që ka 2 fëmijë? Ja si përgjigjet Armina

0
39

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” është diskutuar tema e lidhjes së vajzave me burra të divorcuar dhe fëmijë dhe anasjelltas.

Lidhur me këtë temë ka ardhur edhe reagimi i blogeres dhe moderatores së njohur për publikun Armina Mevlani e cila është shprehur se dhe ajo ka zgjedhur një burrë me fëmijë dhe këtë nuk e quan aspak sakrificë sepse e dashuron Shkelzenin, dhe se nuk ka lidhje me diçka negative që partneri i saj ka dy fëmijë dhe se ata nuk janë absolutisht pengesë në lidhjen e tyre.

“Unë e kam zgjedhur me fëmijë. E kam dashur, se kam as problem dhe as sakrificë fare që ai ka fëmijë.”

Nga ana tjetër, lidhur me këtë temë ka ardhur edhe reagimi i Rita Petros e cila i thotë se e ka nga dashuria këtë vendim dhe nuk i duket e gabuar.

“E ke nga dashuria këtë gjë.”

Kujtojmë se, Armina Mevlani është pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, në rolin e moderatores.