E jona “Republikë e re”! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E jona “Republikë e re”!

09:12 | 08/06/2017
në Opinion
0

Nga Gentian Kaprata*

Në protestën e 13 majit shkova me kënaqësi. Njerëz të rëndësishëm të PD-së më kishin njoftuar se zoti Basha do shpaloste tezat e tij për “Republikën e Re” dhe unë si i apasionuar pas kësaj teme, nuk kisha sesi t’ja mohoja vetes këtë kënaqësi. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova: “Republika re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin… nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla… pensionin 250 mijë lekë në muaj… stazhet e punës për studentët prej 200 mijë lekësh në muaj… do injektojë 1 miliardë euro në ekonomi … do të paguajë faturat e energjisë deri në 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar… subvencione 100 milionë euro për bujqësinë…pronat do të kompensohen me çmimin evropian”, ishte zhgënjyese! Një kaskadë premtimesh populiste, që në rastin më të mirë mund të sigurojnë një rotacion politik, por nuk mund të prodhojnë një “Republikë të Re”! Ajo duhet të ndërtohet “nga qytetarët dhe për qytetarët”, prandaj nisur nga ky shkrim modest opinioni le ta modelojmë vetë dhe për veten tonë!
– “Republika e Re” duhet të rikonceptojë marrëdhënien qytetar-qeverisje!
Shoqëria shqiptare pas 27 vjetë ecejakesh me shumë kthesa, në atë që e quajmë tranzicion, ka nevojë për një qasje tjetër ndaj organizimit të saj politik e institucional. Për një qasje shumë më të thjeshtë, më të qartë dhe më racionale në marrëdhënien individ – shoqëri – shtet. Sot, midis qytetarëve dhe qeverisjeve ka një hendek shumë të gjerë e të thellë, i cili duhet mbushur me shpejtësi dhe pa keqkuptime të reja. Kjo, së pari, nënkupton një përcaktim të ri se çfarë shoqëria i ngarkon qeverisjeve, si fushë të veprimtarisë së tyre. Kështu ndodh në demokraci, ku janë qytetarët që ndërtojnë qeverisje dhe jo qeverisjet që edukojnë ata. Sepse, duket se qeverisjet tona nuk i njohin kufizimet tyre. Mjafton të fitojnë zgjedhjet dhe vetëngarkohen me pushtete e funksione gjithfarësoj, ndërsa nuk kryejnë as ato më baziket. Më tej, këto funksione qeverisëse ndahen propocionalisht midis dy a tre niveleve qeverisëse (kombëtare dhe vendore), në mënyrë të tillë që ushtrimi i tyre të mos prodhojë keq qeverisje për qytetarët apo konflikt juridiksioni.
– “Republika e Re” duhet të rikonceptojë marrëdhënien qytetar-politikë!
Në këtë tranzicionin tonë të gjatë, duket se kemi toleruar edhe një keqkuptim të madh: atë të unifikimit të politikës me partinë. Si rrjedhim logjik, çdo gjë politike duhet të vijë nga partitë duke përjashtuar intelektualët dhe platformat e tyre nga kontributi në politikë! Për më tepër, vetë partitë nuk garojnë mbështetur në qasje programore konkuruese dhe kjo e bën të pa nevojshëm përthithjen e këtyre platfomave në diskursin e tyre politik dhe mbartësve të këtyre platformave në strukturat partiake. Janë këto dy arsye që drejtojnë në formësimin e partive si bashkësi njerëzish besnikë ndaj kryetarit, i cili mban edhe monopolin e promovimeve e karrierave politike. Është kjo përzierje që prodhon çdo 8 vjet ciklin vetëpërsëritës: zhgënjim nga realiteti qeverisës; rotacion me votë kundër tij; dhe keq qeverisje deri në zhgënjimin e radhës. Prandaj, ajo që na duhet është braktisja e modelit të përfaqësimit politik nëpërmjet premtimeve dhe përqafimi i modelit të përfaqësimin nëpërmjet projekteve të miratuara midis politikanit dhe qytetarit.
– “Republika e Re” duhet të rikonceptojë marrëdhënien qytetar-pronë!
Ajo që duhet të kuptojmë, pas 27 vjetësh demokraci pa qytetar dhe treg pa konkurencë, është se kapitalizmi nuk ndërtohet dot nga kuptime dhe praktika bolshevike. Sot, të drejtat dhe detyrat si shtetas i ushtrojmë në një sistem mostër të krijuar nga bashkimi i komunizmit me kapitalizmin. Themelet e këtij skeleti të frikshëm duhet ta kërkojmë te tre ligjet bazike të pronës së paluajtshme: ligji 7501/’92 për tokën bujqësore; ligjin 7652/’92 për privatizimin e stokut të banesave; ligji 9482/’06 për legalizimet! Gjithçka tjetër rrjedh për konseguencë prej tyre, dhe në këtë kuptim, këtu duhet ta startojmë rimodelimin e kapitalizmit tonë. Rishikimi i plotë dhe i thellë i tyre nga një qasje morale, sot është shumë më i vështirë dhe më i dhimbshëm se në vitet kur u miratuan, por na siguron që kapitalizmi dhe demokracia jonë të hyjnë në shina perëndimore dhe kushtetuese. Kjo është zgjidhja e vetme, edhe për të kthyer te shoqëria respektin për pronën e kapitalizmin dhe për ta shpëtojë atë dhe ekonominë kombëtare nga një borxh miliarda dollarësh!
– “Republika e Re” duhet të rikonceptojë marrëdhënien qytetar-ekonomi!
Në tranzicionin 27 vjeçar, faturën negative të bilancit tregtar na i kanë mbuluar pjesërisht vëllai i madh BE, pjesërisht borxhi që kemi marrë kudo ku na kanë dhënë dhe veçanërisht remitancat! Sot, të treja këto burime kanë shteruar dhe ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë një model ekonomik. E vetmja mundësi prosperiteti që kemi është të bëjmë bashkë tre kollonat e zhvillimit: burimet natyrore e territoriale; burimet njerëzore; dhe burimet financiare dhe të prodhojmë! Të mos dëgjojmë broçkullat e partive, që çuditërisht ofrojnë të njëjtin model, atë të uljes së taksave si mënyra e vetme e rritjes së punësimit dhe ekonomisë. Ulja e taksave jo domosdoshmërisht përkthehet në investime të huaja. Këtë mund ta vërtetojmë që sot. Pse nuk ri-investohen këto kapitale që akumulohen nga bisnesi ekzistues, por të gjitha largohen jashtë shtetit apo përdoren për blerje luksi?! Përgjigjja ime modeste është: Shqipërisë i mungon dhe i nevojitet një model i ri ekonomik që t’i përthithë në formë investimi këto kapitale dhe të tjera potenciale nga jashtë.

* Urbanism & Democracy

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: E jona “Republikë e re”!Gentian Kapratakonflikt juridiksioniqytetar-ekonomiqytetar-pronëqytetar-qeverisjeRepublika e ReUrbanism & Democracy

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përfshirja në fushatë/ Ministria e Financave kërkon ndjekje penale për drejtorin e Tatimeve Kukës

Përfshirja në fushatë/ Ministria e Financave kërkon ndjekje penale për drejtorin e Tatimeve Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com