Vëllezërit Xhaka janë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike për jetën e tyre jashtë fushës së blertë, por këtë herë Graniti ka bërë publik një nga momentet më të lumtura të jetës së tij.
Ai i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti ka postuar në rrjetin social Instagram disa fotografi në përshkrimin e të cilave ka zgjedhur të bashkangjisë fjalët “Zonja dhe Zoti Xhaka”.
Nga martesa e Granitit është bërë i ditur vetëm ky detaj që ai vetë ka zgjedhur ta ndajë me miqtë dhe fansat, ndërsa me Leonitën u fejua në Gjermani para dy vitesh përmes një ceremonie tradicionale shqiptare.