Pronari i një lokali në Shijak mbeti i plagosur mesditën e sotme pasi u qëllua në pjesë të ndryshme të trupit me çekiç nga 3 vëllezër. E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri për motive të dobëta, por 29-vjeçari jo vetëm u dhunua, por i kanë thyer edhe xhamat e lokalit.
Tre vëllezërit Fabian, Amadeo dhe Xheni Çalliku janë konfliktuar fillimisht me 29-vjeçarin pasi kanë shkuar para lokalit të tij dhe i kanë rënë borisë së makinës pa pushim.
Në një moment 29-vjeçari ka dalë nga ambientet e lokalit dhe u ka kërkuar që të pushojnë, por 3 vëllezërit nuk kanë pranuar dhe fillimisht ka pasur një debat verbal mes tyre.
Pasi janë ndarë janë rikthyer sërish pas disa minutash, teksa me vete kanë marrë një çekiç dhe kanë nisur ta qëllojnë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas kësaj kanë thyer edhe xhamat e lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe janë larguar.
Njoftimi i policisë
Kërcënuan me armë imituese, pronarin e një lokali, e goditën atë me send të fortë (çekiç), si dhe i dëmtuan ambientet e lokalit, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari, si dhe procedohen penalisht 2 vëllezërit e tij.
Sekuestrohen arma imituese, sendi i fortë (çekiç) dhe një automjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së informacionit, për një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur në një lokal në Shijak, kanë organizuar punën për të neutralizuar konfliktin dhe për të arrestuar shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Ç., 27 vjeç, banues në Shijak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 vëllezërit e tij, shtetasit Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, gjithashtu banues në Shijak.
Nga këto veprime rezultoi se shtetasi F. Ç., në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me armë imituese, shtetasin M. Rr., 29 vjeç, banues në Shijak (pronar i një lokali në Shijak), e kanë goditur atë me send të fortë (çekiç), si dhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.
Sendet e kundërligjshme që u përdorën për kryerjen e këtij krimi, si dhe automjeti i këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.