Ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve” një 55-vjeçar nga Tirana, i cili kishte shkuar për të pushuar me familjarë dhe miq të tij në Mirditë.
Mësohet se viktima është shtetasi Nikolin Gega. Policia njofton se po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në Mirditë, në njësinë administrative Orosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi N. G., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.