Një kamion ka marrë flakë në lëvizje në aksin Korçë-Bilisht. Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G.K, ka marrë flakë aksidentalisht ndërsa nuk raportohet dëme në njerëz. Aktualisht po punohet për shuarjen e flakëve, ndërkohë policia po merret me zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje.
Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.