Fabrika e sfungjerëve në Kombinat në zonën e Misto Mames, është përfshirë nga flakët.
Mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë me materiale sfungjeri.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.