Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Vlorë pasi një burrë i moshuar ka humbur jetën teksa po lahej në det.
Burimet bëjnë me dije se një shtetas 72-vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur në zonën e quajtur “Plazhi i Ri”. Bëhet fjalë për Mitat Deraj i cili ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Gjithashtu bëhet me dije se i moshuari ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ka qenë në det duke humbur kështu jetën.