Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një motor ka humbur kontrollin e si pasojë është dëmtuar drejtuesi.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Boboshticë.
Drejtuesi i motorit rreth 60 vjeç po transportohet drejt spitalit të Korçës.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar. Policia nuk ka qenë në patrullim për të parandaluar ngjarjen.
Gijotina.com raporton se bilanci i aksidenteve rrugore vijon të rritet.