E ftoi në mbledhjen për masat ndaj pandemisë, Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E ftoi në mbledhjen për masat ndaj pandemisë, Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit

14:16 | 18/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, sa i takon një takimi ku do të flitej për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Përmes një letre drejtuar Kurtit, Haradinaj bën me dije se nuk mund të bëhet pjesë e një takimi, pasi kryeministri është bërë shkelës i Kushtetutës dhe nuk ka më legjitimitet demokratik.

Haradinaj ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të mobilizonte të gjitha resurset e vendit në shërbim të përballimit të krizës.

Read more

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Letra e plotë e Haradinajt:
“I nderuar Kryeministër në detyrë, z. Albin Kurti,

Si përgjigje në shkresën tuaj të datës 17.04.2020, më lejoni që të theksoj se tani e një kohë kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga Qeveria e shkarkuar, që Ju e udhëheqni, deri në krijimin e Qeverisë së re.

Paraprakisht, ua bëjë me dije se, ne vazhdimisht kemi qenë të zëshëm dhe në përkrahje të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, dhe ishte befasuese qasja juaj paranoike, e nxitur nga lufta politike, e cila ka vënë në rrezik të plotë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Gjendja e jashtëzakonshme do të mobilizonte të gjitha resurset e vendit, duke përfshirë kapacitetet e nevojshme njerëzore, ekspertizën gjithëpërfshirëse si dhe resurset relevante për menaxhimin e nevojshëm, efektiv dhe të suksesshëm ndaj pandemisë COVID-19. Për më tepër dhe si konfirmim i hapave tuaj të gabuar, kam shprehur mospajtimin tim me masat dhe vendimet tuaja për kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe lirive tjera themelore të cilat edhe Gjykata Kushtetuese i gjeti si jokushtetuese.

Veprimet tuaja si shkelës recidivist i Kushtetutës me ridefinimin dhe vazhdimin e marrjes së vendimeve, që kufizojnë liritë dhe të drejtat themelore, janë duke e dëmtuar rëndë demokracinë, duke cenuar thellësisht të drejtat e njeriut, si dhe ligjshmërinë e kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës.

Të kujtoheni, që pas më shumë se një muaj e gjysmë gjendje emergjente, të thërrisni tryezë debati lidhur me pandeminë, me akterë institucionalë dhe përfaqësues të partive politike parlamentare, është dëshmi e qartë se ju jeni joserioz, anti-institucional dhe mashtrues. Për më tepër, pas shkarkimit me mbi 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju nuk e keni as legjitimitetin e nevojshëm për përgjegjësitë që ju pretendoni t’i ndërmerrni në përgjithësi.

Qasja dhe trajtimi me vendimet tuaja në raport me fushën e ekonomisë ka kufizuar dhe rrezikuar qëndrueshmërinë e qindra bizneseve që i përkasin sektorit të ndërtimit, prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve. Joserioziteti juaj shpërfaqet edhe në dokumentet zyrtare, në të ashtuquajturin plan për “shpëtim ekonomik”, ku keni paraparë lehtësime në rritjen e gamileve dhe deveve, kultivimin e frutave tropikale dhe subtropikale, ndërtimin e anijeve dhe barkave dhe prodhimin e aeroplanëve dhe anijeve kozmike. Kjo është joserioze dhe një shaka me dashje në llogari të qytetarëve dhe operatorëve ekonomik në vend. Ftesat tuaja për koordinim e bashkëveprim pas vendimeve të njëanshme që po rezultojnë të dëmshme e të dështuara, ju janë shndërruar në ritual lutje për falje dhe shpëtim. E dëshmove edhe në rastin kur hoqe taksën ndaj Serbisë pa asnjë nder e kundërvlerë, pa e përfshirë donacionin e djeshëm me 1000 teste serbe në formë lëmoshe, duke e nënçmuar Kosovën për paaftësi në raport me furnizimin e ligjshëm dhe të mundshëm në kohë përmes blerjeve të drejtpërdrejta apo donacioneve nga shtetet mike të vendit tonë.

Përderisa ftesat tuaja janë të vona në kohë e në raport me zhvillimin dhe nuk janë të kualifikuara me legjitimitet institucional e poltik, me kënaqësi ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë asnjëherë në tryezat e tilla”, ka shkruar Haradinaj. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se ka ftuar të hënën në një takim Presidentin Thaçi dhe të gjithë liderët e partive politike. Takimi është planifikuar për të hënën në orën 10:00, dhe pritet që të diskutohet për situatën pandemike në vend. “Nëse janë të gjithë kundër coronavirusit, atëherë do të duhej të vinin në takim”, ka thënë Kurti.

Etiketa: Kryetari i AAK-sëRamush Haradinaj

Të Lidhura

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –

nga 27
13:01 | 16/03/2026
0

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:39 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:33 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

nga 27
12:01 | 16/03/2026
0

Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

3 pacientë fitojnë betejën ndaj koronavirusit nëKosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –

13:01 | 16/03/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:39 | 16/03/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –
  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –
  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com