Dita e dasmës jo gjithmonë është konsideruar si kurorëzim i romancave, ashtu siç pretendohet që të jetë dashuria sot. Në botën klasike, dasma ishte një urë mes dy familjeve që duhet të vijonin të ruanin statusin ekonomik dhe shoqëror. Megjithatë, kjo ditë ishte një ngjarje e rëndësishme edhe në Romën e Greqinë e Lashtë.
Një nga elementët më të komentuar të ditës së dasmës ka qenë gjithnjë veshja e nuses, sidomos velloja që nuk duhet të mungonte kurrsesi. Në Romën e Lashtë, velloja ka pasur një qëllim të qartë: Të mbronte nusen nga shpirtrat e këqinj. Velloja quhej “flammeum”, e përafërt me fjalën latine “flamma”, që to të thotë “flakë”.