Një furgon është futur brenda një marketi mëngjesin e ditës së sotme në Librazhd. Lidhur me ngjarjen mësohet se automjeti ishte pa shofer dhe për pak është shmangur edhe tragjedia që mund të ndodhte.
Nga ana tjetër, si pasojë e incidentit, bëhet me dijes se dyqani ishte në pronësi të Aqif Dautit, i cili ka pësuar dëme materiale.
Sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit.