Rikthehet në vëmendjen e mediave greke, vrasja e Caroline Crouch në Greqi. Autor i krimit makabër ishte bashkëshorti i së resë, piloti Babis Anagnostopoulos. Ndërkohë së fundmi babai i viktimës që u vra në sy të foshnjës, David Crouch ka bërë një deklaratë të fortë. Ai pretendon se Babis ishte i përfshirë në një bandë droge dhe e transportonte me helikopter.
Në intervistën e dhënë, babai i Caroline ka pohuar se Babis Anagnostopoulos ia ka pranuar të vërtetën në një letër që i ka dërguar, të cilën, siç tha ai, mund ta konfirmojë edhe nëna e tij.
“E di saktësisht pse e vrau. A e dini se ai ishte i përfshirë në një bandë droge? Kishte një restorant ku shkonin Babis dhe Karolina. Pronari i lokalit ishte i përfshirë në drogë dhe i tha Babisit se ai dhe banda me të cilën ishte përfshirë kishin nevojë për një pilot helikopteri për të sjellë dhe transportuar drogën. Kjo ishte një punë për të cilën do të paguhej shumë para.
Mora një letër nga Babis që shpjegonte se çfarë ndodhi. Kur e bëri, në vend që ta mbante gojën mbyllur, i tregoi Caroline. Caroline ishte një person shumë i ndershëm dhe tha se nuk donte të kishte të bënte me të dhe se nëse ai vazhdonte të merrte drogë, ajo do të largohej për në Filipine. Kështu ai u tha njerëzve të bandës së drogës se nuk mund ta bënte këtë. E pyetën pse dhe ai u tha atyre: “Unë i thashë gruas sime dhe ajo tha se do të më linte”, ka thënë ai.