“E bëri me gjakftohtësi”/ I riu tregon tragjedinë në Himarë: Deti u kthye në ngjyrë të kuqe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E bëri me gjakftohtësi”/ I riu tregon tragjedinë në Himarë: Deti u kthye në ngjyrë të kuqe

21:56 | 03/08/2022
në Kryesore
0

Arind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase e ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur, 7 vjeç. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar, kur deti u kthye në ngjyrë të kuqe nga gjaku i të voglës.

“Personi është afruar me skafin e tij, skafi me dy motorë të fuqishëm është afruar shumë pranë bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë. Kanë qenë shumë prindër me fëmijët e tyre në ujë. Pasi personat kanë hypyr në skaf, individi ka tentuar të shkojë mbrapa dhe në ato momente ne u alarmuam. Kur ai bëri mbrapa dhe dalje paralel me bregun e detit, të gjithë njerëzit që ishin në det u tmerruan. Pushuesve dhe babait të vajzës i kaloi skafi sipër. Ky ishte momennti i parë. Në momentin e dytë, ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi nga drejtuesi i skafit, nuk pamë ndonjë acarim. Menjëherë ndërsa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë një tmerr, ku deti u bë gjak i gjithi dhe njerëzit të gjithë vrapuan. Tentuan me duart e tyre ta tërhiqnin skafin nga bregu, sepse ai person ishte aq gjakftohtë sa donte të ikte nga kjo skenë. Pas kësaj pashë babain i cili nxori vajzën, dhe e vuri trupin e saj në det. Ishte shumë e rëndë për të gjithë,”- deklaroi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Read more

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

Etiketa: dëshmitarëKryesore1M tragjedingjarja ne HIMARErrefim

Të Lidhura

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

nga 27
08:15 | 23/04/2026
0

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

nga 27
08:07 | 23/04/2026
0

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
07:49 | 23/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

nga 27
07:35 | 23/04/2026
0

Dashi Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do i zgjidhni një e nga një...

Para
Tragjedia në Himarë/ Reagon për herë të parë ministrja Kumbaro: Fajtor është vetëm autori, theu rregullat

Tragjedia në Himarë/ Reagon për herë të parë ministrja Kumbaro: Fajtor është vetëm autori, theu rregullat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

08:15 | 23/04/2026
Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

08:07 | 23/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:49 | 23/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

07:35 | 23/04/2026
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta –

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026 –

07:31 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –
  • Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026 –
  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com