“Ryan Air” dhe “Wizz Air” kërkojnë të drejtën e operimit
Dy kompanitë e fluturimeve ajrore low cost, “Ryan Air” dhe “Wizz Air” kanë shprehur inteteres konkret për të operuar në Aeroportin e Kukësit. Tashmë mundësia për të fluturuar edhe atje është e hapur. Pas heqjes së eskluzivitetit të TIA për fluturimet ajrore në Shqipëri, autoritetet e transporteve kanë deklaruar se Aeroporti i Kukësit mund të jetë gati për të kryer fluturime në fund të vitit.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua ndryshimi i kontratës konçesionare të aeroportit të Rinasit, e cila mundëson liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtarë edhe nga aeroporti i Kukësit, apo të tjera që mund të ndërtohen në të ardhmen.