Dy gra të vrara nga burrat/ Psikologia Dedja: Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy gra të vrara nga burrat/ Psikologia Dedja: Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

19:35 | 26/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Jeta Dedja

Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse rrjetesh sociale apo të vraponte nga liqeni me ambasadorë. Si një grua, do duhej të kishte bërë diçka e të mbetej në histori si zyrtare me ndjeshmëri të lartë sociale, jo vetëm personale.

Dhuna në familje, vërtet fillon brenda mureve të shtëpisë, por ne e dimë se muret kanë vesh.

Read more

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Ministrja e Drejtësisë duhet te angazhohet në fushata për rritjen e ndërgjegjes qytetare për të raportuar rastet e dhunës. Jo gjithmonë viktimat e denoncojnë atë që në fillim. Ato kanë frikë dhe falin shpejt në emër të madhështisë së qënies grua.

Ministrja e Drejtësisë duhet të insistojë në garantimin e konfidencialitetit në mënyrë që raportuesit të mos e pësojnë prej agresorëve. Të afërmit e komshinjtë, qytetarët e të tjerë kanë nevojë të kenë besim në strukturat e shtetit. Askush nuk do dëshironte të bëhej sebep i përshkallëzimit të krimit.

Ministrja e Drejtësisë duhet të ngrejë zërin në mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe të mbijetuarave duke advokuar dhe siguruar shërbimet më të mira për to. Nuk mjafton një krevat për një natë që një grua të shpëtojë nga dhunuesi. Lipset një plan i detajuar dhe i stërgjatur deri në sistemimin përfundimtar. Shteti i lë viktimat në dorë të fatit. I hedh në rrugë me papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri totale, ndërkohë që agresori shëtit i lirë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të kursejë nga buxheti i institucionit duke filluar me qëndrimet e saj në hotele më të lira e t’i investojë këto para në krijimin e qendrave të mbrojtjes së grave e fëmijëve të tyre. Një qendër në kryeqytet nuk përballon numrin e madh të viktimave të dhunës. Sepse shteti shqiptar është duke prodhuar nga dita në ditë, përmes dështimeve të politikave sociale monstra brenda familjes.

Ministrja e Drejtësisë, si një grua, duhet të ketë më tepër ndjeshmëri ndaj fëmijëve që rrezikohen të rriten pa nënë, duke këmbëngulur në dhënien e drejtësisë ndaj autorëve që në hapat e para të proceseve penale. Nuk është masë mbrojtëse të japësh një urdhër mbrojtjeje ku autori qëndron në të njëjtën shtëpi me të drejtën për të përdorur të njëjtën kuzhinë. Tingëllon kaq qesharake dhe njëkohësisht e rrezikshme dhe aspak mbrojtëse për gruan dhe fëmijët.

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i ushtrojë mirë funksionet e saj në tryezat e rrumbullakta e të kërkojë seriozitet e zbatim të ligjeve nga të gjithë anëtarët e mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të viktimave. Këto tryeza të mos shërbejnë vetëm për socializim mes kolegësh.

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i shfrytëzojë takimet me ambasadorët për të thithur grante në dobi të të drejtave të viktimave të krimit, në mënyrë që ligji të funksionojë ashtu siç shkruhet në letra. Ambasadorët zor se do t’i rezistonin një kërkese të tillë.

Ministrja e Drejtësisë nëse nuk ka lot të derdhë për fëmijët e mbetur sot e dje pa nënë, t’i vijë turp kur të dalë me buzët vesh më vesh e të flasë për sukseset e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të dijë se drejtësia nuk është reforma e famshme. Reforma është veç një instrument ndëshkimi në kërkim të kokave të turkut. Drejtësia nuk ka të bëjë vetëm me autorët. Drejtësia është e lidhur me të harruarit prej saj-viktimat. Nëse të drejtat e viktimave dhe të mbijetuarve respektohen dhe zbatohen me prioritet atëherë drejtësia do të jetë në rrugën e duhur.

Drejtësia nuk ekziston nëse viktimat harrohen pas 3 ditësh nga shteti, për t’u kujtuar vetëm nga ata që zemrën e kanë të shqyer prej dhimbjes.

Si fjete mbrëmë ti Etilda? Në ç’nënkresë të butë hoteli luksoz e mbështete kokën? A të shkoi ndër mend vallë se në të njëjtën orë kur ti ëndërroje, qindra gra nuk vunë gjumë në sy prej frikës se të nesërmen nuk do t’i hapnin më.

Ndërsa ti Etilda i hape sytë sot në mëngjes, pive kafenë e qetë, krehe flokët me kujdes, vendose buzëkuqin e preferuar, mbathe këpucët me taka dhe zbrite ashensorin me bodyguard shoqëruar.

Ule pak kokën Etilda, jo për të parë shkëlqimin e këpucëve të tua, por të mendohesh se nga t’ia fillosh nga puna në mbrojtjen e grave, nënave dhe fëmijëve. /FlasShqip.ca

Etiketa: Etilda GjonajJeta DedjaMinistrja e Drejtësisëvrasje

Të Lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

nga 27
16:31 | 03/04/2026
0

Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

nga 27
16:17 | 03/04/2026
0

Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që...

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

nga 27
16:11 | 03/04/2026
0

Deputetja Alban Vokshi, ka folur në News 24, edhe në lidhje me përjashtimet në parti. Ajo u shpreh se janë...

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

nga 27
15:57 | 03/04/2026
0

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Para
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor habit me deklaratën e saj: “Mezi po pres rastin e parë me Koronavirus”

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor habit me deklaratën e saj: "Mezi po pres rastin e parë me Koronavirus"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

15:57 | 03/04/2026
Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –
  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com