• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy fjalë për demarkacionin

18:00 | 02/09/2016
në Shqiperi
0
Pyll me pisha dhe bredh ne Qafen e Valbones, pjese e parkut kombetar, Lugina e Valbones e cila shtrihet ne Alpet e Bekuara ne komunen e Bajram Currit. Prej disa vitesh kjo lugine eshte bere nje destinacion i rendesishem turistik i cili gjate stines se veres pret rreth 25-30 mije vizitore vendas dhe te huaj, kryesisht, gjermane, ceke, italiane e franceze.

Pyll me pisha dhe bredh ne Qafen e Valbones, pjese e parkut kombetar, Lugina e Valbones e cila shtrihet ne Alpet e Bekuara ne komunen e Bajram Currit. Prej disa vitesh kjo lugine eshte bere nje destinacion i rendesishem turistik i cili gjate stines se veres pret rreth 25-30 mije vizitore vendas dhe te huaj, kryesisht, gjermane, ceke, italiane e franceze.

Nga Edlira Gjoni

Zhurma për të është e madhe. Kuptimi i vogël. Transparenca zero. Etja për të ditur e zhuritur. Nga publiku, se politika hesht. Në Kosovë hesht, se tradhëtia nuk vjen me zhurmë. Në Shqipëri politika hesht, se për çfarë ngjarje të rëndësishme di të mbajë qëndrim politika shqiptare?

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekretare per marredheniet me publikun ne FRD, Edlira Gjoni, duke folur gjate Kuvendit Kombetar te Partise Fryma e Re Demokratike, FRD, ne Pallatin e Kongresve.

Media në Kosovë është kaq e përfshirë në ngjarje, sa nuk del dot qartë në bllok për një qëndrim të kuptueshëm e të mbështetshëm.

Në Shqipëri media hesht, se jemi të zënë me foton e parë nga afër të Zahos, me konkurimin e Nard Ndokës në spektakël vallëzimi, me ballkonet e Rikes, me operacionet plastike të VIP-ave, me kampet e Jalës e me ngjyrat e veshjes së grave deputete ditën që rifillon parlamenti. E ngaqë të merresh me lakuriqësitë, është më e thjeshtë sesa të merresh me të vërtetat, e meqë demarkacionin as që e kupton njeri në median marsiane të Tiranës, e lënë pa e raportuar hiç.

E në mes të ditës me diell, në më të bukurin 1 Shtator, Kosova detyrohet të pranojë ligjërisht rishikimin e kufijve me Malin e Zi, e të heqë dorë nga pjesë të territorit të saj, se edhe pse u përkasin familjeve shqiptare, bikan në territorin që ndarjet pro-sllave e vetë-Jugosllave të ‘20-ës apo ‘74-ës, i cilësokan si pjesë të Malit të Zi.

Teksa përshkoja bjeshkët e Rugovës së fundmi e syri rrokte Bogën deri përtej horizontit, nuk mund të mos ndieja pështjellimin në këtë mrekulli të natyrës shqiptare, me shpellat e çuditshme që duket se kanë mbajtur brenda një qytet të tërë në lashtësi, me plazhet përgjatë lumit, si për t’i bërë sfidë natyrës e detit që vite më parë, ishte larg, shumë larg për t’u arritur. Me shtëpitë e reja stil alpin, që janë ngritur përbri kullave tipike shqiptare me gur e mure të trasha. Me kodrinat e mbushura me pisha e lapidarë heronjsh të djemve të rinj që u kthyen nga Alpet e Europës për të lënë jetën e gjakun në bjeshkët e Rugovës vetëm 19 vite më parë.

Nuk jam esperte e territorit. As e gjeografisë apo historisë. Por jam dëshmitare e një politike të shëmtuar e raprezalje të pandërprerë ndaj shqiptarëve. Siç ka qenë jetë e mot. Ndryshimi është se deri disa vite më parë, shqiptarët nxirrnin një herë armën, e pastaj gjoksin ndaj rrezikut mbi shqiptarizmën. Kurse sot, “të zgjedhurit” futen urtë e butë në godinat luksoze të parlamenteve ndërtuar nga të huajt, e marrin vendime cënimi në emër të gjithë shqiptarëve.

Shtepi ne fshatin Dragobi ne Luginen e Valbones e cila shtrihet ne Alpet e Bekuara ne komunen e Bajram Currit. Prej disa vitesh kjo lugine eshte bere nje destinacion i rendesishem turistik i cili gjate stines se veres pret rreth 25-30 mije vizitore vendas dhe te huaj, kryesisht, gjermane, ceke, italiane e franceze.

Në letërsinë e vitit të katërt në gjimnaz “Maja e Çelur”, për herë të parë ndeshëm për të studiuar më thellë autorët shqiptarë nga Kosova. Ishte viti 1996 dhe lexoja me shumë çudi “Me shekuj kam shitur gjakun / E jam rritur me gjakun e shitur / Me shekuj kam hëngër veten  / E ditur s’kam të qesh me veten e tepruar…Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet!”

Nuk e njihja Ali Podrimjen. As gjakun e Kosovës. Por sot që e shkel shpesh, e përherë e me më shumë dëshirë ta ndjej në çdo qelizë, më dhembin prej vërteti, jo prej kurioziteti, fjalët e Podrimjes “Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet!”.

E them me zë të lartë, teksa shkel pëllëmbë më pëllëmbë në pjesën e bjeshkëve që është bërë në plan të bëhet kurban për demarkacionin: A është kjo një karamele për të shuar pretendime të tjera territoriale në veri të Kosovës? Apo pas këtij demarkacioni, i hapet rruga vendosjeve të tjera të ashpra, të shëmtuara, antishqiptare të kufijve në më të riun e më të brishtin shtet të shqiptarëve?

Mos u dorëzo, Kosovë! Jetën nuk ta morën dot me luftë, ndaj po mundohen të ta marrin urtë e butë, ta dorëzosh veten me duart e tua.

Mos, Kosovë!

Etiketa: Ali Podrimjabjeshkët e RugovësBogaDemarkacionidy fjalëEdlira Gjonishpellatshqiptarizma

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm i Rumanisë

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm i Rumanisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

16:56 | 26/03/2023
Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka liri shtypi?! –

Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –

16:54 | 26/03/2023
Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

16:46 | 26/03/2023
(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

16:44 | 26/03/2023
Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –

Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –

16:36 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –
  • Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –
  • Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –
  • (Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –
  • Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –
  • Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –
  • Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com