Pas vrasjes së gjyqtares nga ish-bashkëshorti, dy fëmijët e të ndjerës Fildes Hafizi do të kalojnë në kujdestari të tezes së tyre.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka qenë e para e cila ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar dy fëmijët e gjyqtares të mbetur jetimë të cilët jetojnë sëbashku me gjyshërit e tyre në një banesë të vjetër me qira.
Nga dhënia e kujdestarisë do të përfitojë secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj.
Gjithashtu, ata do të zhvendosen edhe në një tjetër shtëpi me qira, e cila do të paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një donator privat, fëmijëve u është siguruar transporti falas për në shkollë.