Prej dy ditësh policia ka qenë në vëzhgim të vendit ku ruhej arsenali me armë, që janë sekuestruar ditën e sotme.
Policia gjatë kësaj kohë kishte përgjuar telefonatat që kishin bërë vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiri, të cilat një ditë më parë zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë e me bazë në Durrës.
Por, vetëm sot është zhvilluar aksioni për sekuestrimin e armëve.
Armët ishin futur në thasë e çanta dhe ishin lënë një grumbull shkurresh në një bllok pallatesh në zonën e “5 Majit”. Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me operacionin në fjalë. Aksioni është ende në vijim.