Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Sipas policisë dy autovetra janë përplasur me një kamion dhe si pasojë të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e veturave.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit