DW: Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

17:11 | 30/09/2019
në Kryesore
0

Opozita jashtëparlamentare i është rikthyer idesë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përsëritjes në të njëjtën ditë të Lokaleve 2019 dhe rifillimit të protestave, për të arritur këtë synim. Por shumica socialiate dhe qeveria Rama vazhdojnë të ftojnë opozitën në dialog në institucione. Ato ritheksojnë që zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në përfundim të mandatit të tyre qeverisës, në verën 2021.

Në një takim që Partia Demokratike (PD), e cila kryeson opozitën jashtëparlamentare zhvilloi të dielën, (29.09.2019) me ish-deputetët e saj dhe me kryesinë e partisë, kryetari i saj Lulëzim Basha kërkoi intensifikimin e punës së degëve të partisë në rrethe, për përgatitjen e  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vijimin e aksionit opozitar me protesta.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – zgjidhja e krizës politike?

Read more

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Duhet egërsi nga të gjithë –

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

Dalja nga kriza politike dhe institucionale që ka mbërthyer Shqipërinë që nga shkurti i këtij viti, është një nga nëntë kushtet në rezolutën e Bundestag-ut gjerman, për qëndrimin e tij pro Shqipërisë në vendimin e Këshillit Europian, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit.

„Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme, përgatitja e PD për zgjedhje te parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret ne terren dhe nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës, ” theksoi Basha të dielën.

Zgjedhje të parakohshme me apo pa Ramën kryeministër?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të dalë nga kriza politike dhe institucionale nuk janë një objektiv i tanishëm, pasojë e kushtit të Bundestag-ut për hapjen e negociatave të pranimit.

Protestat e opozitës, nga shkurti deri në qershor të këtij viti synuan largimin e Ramës, rrëzimin e qeverisë së tij, krijimin e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në takimin e zhvilluar të dielën, Basha nuk ka përmendur kërkesën thelbësore të  protestave të pranverës së kaluar: largimin e kryeministrit Rama, që Basha e pati quajtur,”kusht të panegociueshëm” përballë kushtit të panegociueshëm të Ramës ”zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në fund të mandatit të dytë qeverisës të PS”.

Por pavarësisht nga këto „kushte tw panegociueshme” të së shkuarws së afërt, Basha tha në takimin me ish-deputetët e PD dhe kryesinë e saj se „zgjedhjet e parakohshme parlamentare  do të zhvillohen shpejt”.

Protestat – rifillojnë pas 18 tetorit

Lideri i opozitës Basha, u ka kërkuar strukturave të PD të përgatiten për rifillimin e protestave të opozitës. Por ai ka bërë me dije se ato nuk do të zhvillohen deri në datën 18 tetor, kur Këshilli Europian do të mblidhet për të marrë vendimin lidhur me negociatat e pranimit.

Reforma zgjedhore– a do të vijojë dialogu qeveri–opozitë?

Synimi i PD dhe opozitës jashtëparlamentare për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe përsëritjen në të njëjtën ditë të Lokaleve 2019 ndodh kur sapo ka filluar dialogu mes palëve për reformën zgjedhore, kryerja e së cilës përbën një kusht tjetër të rezolutës së Bundestag-ut gjerman. Në tryezën e organizuar nga prania e OSBE-së në Tiranë, javën e kaluar, morën pjesë edhe përfaqësues të PD dhe opozitës jashtëparlamentare, edhe pse nuk qëndruan deri në përfundimin e saj.

Burime nga ekspertë të shoqërisë, pjesëmarrës në këtë tryezë, thanë për DW se opozita jashtëparlamentare më shumë se tryezat shumë palëshe dhe gjithë përfshirëse për reformën zgjedhore preferon takime me shumicën socialiste.  Kjo pasi PD dhe opozita jashtëparlamentare e konsideron komisionin për reformën zgjedhore jo legjitim. Ky komsion ka dy bashkryetarë: një përfaqësues nga PS , Damian Gjiknurin, dhe Rudina Hajdarin, nga opozita e re demokratike në Parlament.

PD dhe opozita jashtëparlamentare kërkon një komision me përfaqësues nga partitë kryesore dhe faktori ndërkombëtar.

/DW/

Etiketa: dialogu qeveri-opozitëkriza politikeOpozita jashtëparlamentarePartia Demokratike (PD)zgjedhje të parakohshme parlamentare

Të Lidhura

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

nga 27
21:42 | 26/04/2026
0

Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit, i cili u vra sot Lezhë bashkë me të shoqen, ka...

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

nga 27
21:32 | 26/04/2026
0

Çifti që shikoni në foto janë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, të cilët u ekzekutuan sot nga një atentat më armë...

Duhet egërsi nga të gjithë –

Duhet egërsi nga të gjithë –

nga 27
21:20 | 26/04/2026
0

Leçe është ndalur në një barazim pa gola në fushën e Veronës, duke mos ia dalë të sigurojë një fitore...

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

nga 27
21:06 | 26/04/2026
0

Në Kosovë vijojnë diskutimet politike për zgjedhjen e presidentit, pa arritje të një marrëveshjeje mes partive kryesore parlamentare. Lidhja Demokratike...

Para
Gjendet 1 ton kanabis brenda një shpelle në detin Egje

Gjendet 1 ton kanabis brenda një shpelle në detin Egje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

21:42 | 26/04/2026
Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

21:32 | 26/04/2026
Duhet egërsi nga të gjithë –

Duhet egërsi nga të gjithë –

21:20 | 26/04/2026
Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –

21:06 | 26/04/2026
Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

20:44 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –
  • Duhet egërsi nga të gjithë –
  • Vjosa Osmani presidente? LVV s’i kthen përgjigje LDK-së, PDK nuk e mbështet në Kuvend –
  • Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –
  • Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com