“DW”: Numri real i vdekjeve nga koronavirusi në botë, 2-3 herë më i lartë se ai zyrtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“DW”: Numri real i vdekjeve nga koronavirusi në botë, 2-3 herë më i lartë se ai zyrtar

09:38 | 16/12/2021
në Bota, Kryesore
0

SHBA e kaloi shifrën prej 800.000 të vdekur nga Corona, por kjo shifër duket se nuk pasqyron realitetin. Dyshohet se numri i rasteve të vdekjeve të paraportuara nga virusi Corona është shumë më i lartë – në mbarë botën. Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 800.000 vdekjeve nga virusi Corona. Presidenti amerikan Joe Biden foli për një “shifër tragjike” dhe bëri thirrje për kujtimin e viktimave të pandemisë. Ai kumtoi: “Unë e di se si është të kesh një karrige bosh rreth tryezës së ushqimit, veçanërisht në kohën e Krishtlindjeve.” Biden tha se ai vuan bashkë me çdo familje “që e përjeton këtë dhimbje”. Në të njëjtën kohë, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të ndjekin masa të tjera paraprake, si mbajtja e maskave. Lidhur me variantin Omicron që po përhapet, ai u shpreh: “Në fillimi të dimrit, ku po përballemi edhe me një variant të ri, duhet të jemi edhe më të vendosur të vazhdojmë së bashku ta luftojmë këtë virus”.

“Secili prej nesh njeh dikë që ka vdekur nga ky virus”

Anëtarët e Kongresit Amerikan mbajtën një minutë heshtje për viktimat e pandemisë Corona përpara shkallëve të Kapitolit. “Secili prej nesh njeh dikë që vdiq nga kjo sëmundje,” tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

Read more

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Faqja e internetit e John Hopkins përditësohet rregullisht me të dhënat më të reja dhe zakonisht tregon një nivel pak më të lartë sesa shifrat zyrtare. Në raste të caktuara shifrat janë rishikuar dhe janë korrigjuar. Sipas autoritetit shëndetësor amerikan CDC, rreth 796.000 njerëz në të gjithë vendin kanë vdekur nga virusi Corona apo sëmundjet që ndërlidhen me këtë virus.

50 milionë të infektuar

Numri i infeksioneve të zbuluara në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë ka kaluar shifrën prej 50 milionë të hënën. Rreth 120.000 infektime të reja janë raportuar kohët e fundit çdo ditë, ndërsa numri më i madh i infektimeve është me variantin Delta. Çdo ditë, janë regjistruar mesatarisht rreth 1.150 të vdekur, njofton CDC.

Ndonëse SHBA-ja ishte një nga vendet e para që filloi me vaksinimin masiv kundër virusit Corona, shkalla e vaksinimit në këtë vend është më e ulët se në vendet e tjera të industrializuara. Më shumë se gjysma e vdekjeve kanë ndodhur pas miratimit të vaksinave të para në fund të vitit 2020, ndërsa kanë vdekur më së shumti personat e pavaksinuar. Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në valën e pestë të virusit Corona. Ekspertët presin që shifrat të vazhdojnë të rriten pas paraqitjes dhe përhapjes së variantit të ri Omikron.

Nëse shikohen vetëm shifrat, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga pandemia. Asnjë vend tjetër nuk ka regjistruar më shumë vdekje nga Corona sesa SHBA, ku jetojnë rreth 330 milionë njerëz. Brazili është aktualisht në vendin e dytë me rreth 600.000 vdekje, i ndjekur nga India me pothuajse 500.000 viktima. Sipas shifrave zyrtare, rreth 300.000 vdekje janë shënuar në Meksikë dhe Rusi. Por ekspertët supozojnë se numri i rasteve të paraportuara të vdekjeve është më i lartë në të gjitha vendet, sepse shumë vdekje dhe infeksione me Corona nuk raportohen tek autoritetet.

Të paktën 5,3 milionë të vdekur në mbarë botën

Pandemia Corona ka shkaktuar të paktën 5,3 milionë vdekje në mbarë botën që nga fundi i vitit 2019 deri më sot. Ky është një bilanc i hartuar nga agjencia e lajmeve AFP në bazë të burimeve zyrtare të vendeve dhe institucioneve. Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri real i vdekjeve mund të jetë dy deri në trefishin e këtij numri./DW

Etiketa: 2-3 herë më i lartëNumri real i vdekjeve nga koronavirusi në botë

Të Lidhura

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

nga 27
20:20 | 05/06/2026
0

Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit! Bledi Çuçi: Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre që duan të...

Para
Serbia i ndalon hyrjen ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Dje u ndalua të futet në Serbi, Donika Gërvalla njofton se sot do të vizitojë Luginën e Preshevës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026
Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com