DW: Nga teoritë konspirative te faktet autentike, virusi s’doli në qarkullim pa dashje! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Nga teoritë konspirative te faktet autentike, virusi s’doli në qarkullim pa dashje!

19:51 | 18/04/2020
në Kryesore
0

Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i koronës nga një laborator, i cili merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?

Një kohë të gjatë studiuesit dhe gazetarët kanë bërë spekulime, për çështjen se si përfundoi në Wuhan virusi Corona SARS-CoV-2. Dyshime pati për një treg me peshq, në të cilin ishin tregtuar edhe kafshë të egra.

Mediat perëndimore janë duke informuar tani se ka mundësi që virusi të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, i cili ndodhet direkt ngjitur me tregun.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Qysh në muajin janar në mediat sociale u përhapën teoritë se virusi kishte të bënte me Institutin, por ato u shoqëruan nga teori konspiracioni për kërkime në armë të fshehta bilogjike. Në atë kohë gazeta amerikane “Washington Post” pati hedhur teorinë se kishim të bënim me një virus të prodhuar nga njerëzit. Virologët, të cilët u pyetën nga gazeta, e përjashtuan mundësinë që virusi të ishte një mutacion i prodhuar nga njeriu, duke u mbështetur në karakteristikat e virusit. Kjo u konfirmua nga një studim i bërë nga një ekip studimor i mbledhur nga Kristian G. Andersen, i cili u publikua më 17 mars në “Nature Medicine”.

Përveç kësaj, punimet e këtij instituti nuk janë të fshehta dhe studimet e bëra me viruset tek lakuriqët e natës, janë publikuar në revista shkencore. Në disa punime studimore janë përfshirë edhe partnerë perëndimorë. Ndër të tjera “Galveston National Laboratory” nga Universiteti i Teksasit ka marrëdhënie të ngushta me Institutin e Studimeve në Wuhan. “Edhe SHBA i ka përkrahur financiarisht punimet studimore”, thotë gazeta britanike Daily Mail.

Nga erdhën të infektuarit e parë?

Por, të gjitha këto nuk përjashtojnë mundësinë që virusi të mos ketë dalë në qarkullim pa dashje nga Instituti në Wuhan. Që në fund të muajit janar në gazetën shkencore “Science” u botua një artikull, që e vinte në pyetje këtë teori, sipas të cilës virusi ka kaluar nga tregu i peshkut tek njeriu.

Një studim i publikuar në revistën “The Lancet” pati ardhur në përfundimin se 13 nga 41 pacientët e parë të sëmurë me COVID-19, nuk kishin asnjë lidhje me tregun e peshkut.

Përveç kësaj, është e mundshme që infektimi i personit 0, pra njeriut të parë që mori virusin, të ketë ndodhur që në nëntor 2019. Rastet më të hershëm të infektimit nuk kanë patur kontakt me tregun e peshkut, thekson edhe Daniel Lucey, profesor për sëmundjet e infeksionit në Universitetin Georgetown University Medical Center, në një intervistë të dhënë në atë kohë.

A e kanë fajin punët studimore?

Kjo shtron pyetjen si erdhi virusi në Wuhan. Një shpjegim i mundshëm vjen nga profesorja e virologjisë, Zhengli Shi, e cila është marrë me studime të lakuriqëve të natës në Institutin e Wuhan-it dhe ka botuar në fillim të muajit shkurt një artikull shkencor në revistën “Nature”. Në gazetën “South China Morning Post” u botua më 6 shkurt një portret i shkencëtares. Në të shkruhej se si ka kërkuar ajo në 28 provinca të Kinës për zgavrrat e lakuriqëve të natës, ku ka marrë edhe prova për analiza. Në Wuhan ajo ka ngritur një arkiv të gjithanshëm për viruset e lakuriqëve të natës, siç shkruan ajo edhe në revistën “Spektrum/Scientific American”.

Në fillim të vitit 2019, ajo publikoi me kolegët e saj një studim të përgjithshëm si transmetohet virusi korona nga lakuriqët e natës. Ajo zbuloi se në vrimat e hundës së lakuriqit të natës ndodhen viruse korone që janë shumë të ngjashme me virusin e përhapur tani.

Falë punës së ekipit të saj, është bërë shumë shpejt shkëputja e genomit të virusit, gjë që iu bë publike botës për të kërkuar për vaksinën dhe për të bërë provat me antitrupa me një shpejtësi të paparë deri tani.

Për këtë arsye, Zhengli Shi u përplas javën e kaluar me armiqësira në mediat sociale, si në Azi, ashtu edhe në pjesë të tjera të botës. Kolegu nga Nju Jorku Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, i cili ka punuar bashkë me të në studime u detyrua ta merrte në mbrojtje kolegen e re.

Në një intervistë për emisionin “Democracy Now” të National Public Radio, Daszak tha se pretendimet që virusi ka shpëtuar nga laboratori janë “krejt të pakuptimta”. Ai ka marrë pjesë vetë në grumbullimin e testeve nga lakuriqët e natës. Në laborator nuk janë bërë ruajtje të virusit SARS-CoV-2. Këtu kemi të bëjmë me “politizimin e pafat të fillesave të pandemisë.”

/DW/

Etiketa: Corona SARS-CoV-2EcoHealth Alliancelaboratorlakuriqët e natësPeter Daszakstudimi i viruseveteoritë konspirativeVirusi i CoronësWuhanZhengli Shi

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Manastirliu publikon foton e dy mjekëve: 40 ditë pa parë fëmijët e tyre, kujdesen me përkushtim për shërimin e pacientëve

Manastirliu publikon foton e dy mjekëve: 40 ditë pa parë fëmijët e tyre, kujdesen me përkushtim për shërimin e pacientëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com