“DW”: Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“DW”: Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte

12:24 | 02/06/2021
në Bota, Kryesore
0

Faza e çtensionimit të marrëdhënieve Turqi-Greqi vazhdon, edhe sepse të dyja vendet e kanë shumë të nevojshme një sezon turistik të mirë gjatë verës. Por zgjidhje afatgjata për problemet mes vendeve fqinje nuk ka ende.

Rrallë kaloi kaq pa tensione një takim mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut grek, Nikos Dendias, si ai që u zhvillua të hënën (31.05) në Athinë. Asnjë tensionim si në takimin e prillit në Ankara, ku dy ministrat u konfliktuan para kamerave, por as edhe ndonjë harmoni e madhe. A janë të gatshme të dyja vendet papritur që të diskutojnë problemet e tyre bilaterale dhe të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme? Nuk duket kështu. Vetëm se pas verës së vështirë 2020, kur të dyja vendet anëtare të NATO-s, Greqi-Turqi ishin fare pranë përplajes ushtarake, kësaj here dëshira për një verë pa konflikte është e madhe.

Grindja greko-turke verën e kaluar kishte si shkak kërkimin për gaz të palës turke në Egje, në pjesë të Egjeut, që Athina i konsideron si “zonë ekskluzive ekonomike” të Greqisë. Por këtë verë të dyja vendet kanë nevojë për një sezon turistik të suksesshëm. Pas gati një viti e gjysmë në pandemi, kjo është kthyer në një çështje të mbijetesës për këtë degë të ekonomisë. Nuk është rastësi që ministrat grekë theksuan, se ata kishin rënë në ujdi për njohjen e dyanshme të certifikatave Covid-19, me qëllim që të vaksinuarit, dhe të testuarit negativisht nga të dyja vendet të udhëtojnë pa probleme. Pritet që kjo t’i japë një shtysë turizmit në Egje.

Read more

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Kësaj i shtohet që Ankaraja dhe Athina duan t’i demonstrojnë botës jashtë, se janë të gatshme për dialog. Greqia prej kohësh nuk dëshirohen që të perceptohet nga shoqëria turke si një rrezik. Edhe Turqia nuk dëshiron të shfaqet si kërcënim, sepse presidenti turk, Erdogan ka interes të madh, që të përmirësojë marrëdhëniet me BE, të zgjerojë unionon doganor, dhe të marrë më shumë fonde për refugjatët sirianë në vendin e tij. Për këtë është i nevojshëm çtensionimi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rendezvous në samitin e NATO-s

Javën e kaluar ishte Erdogan që këmbënguli për një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Më në fund u ra dakord për një takim më 14 qershor, kurse nga “rendezvous” në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel nuk pritet shumë. Në rastin më të mirë do të ketë një zgjatje të çtensionimit të gjendjes në Egje dhe në Mesdheun Lindor, por bisedime të vërteta për zgjidhje të qëndruesme të problemeve mes dy vendeve nuk duken në horizont, kjo edhe sepse Erdogan nuk ndonjë interes të madh për këtë.

Rruga e gjatë drejt Hagës

Për uljen e qëndrueshme të tensioneve mes dy vendeve, presidenti turk duhet të guxonte të hynte në rrugën e gjatë të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që do nënkuptonte njohjen më në fund nga ana e Turqisë të së drejtës ndërkombëtare detare. Përveç kësaj Turqia do duhej të pranonte me këtë edhe vendimet e ardhshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për grindjen greko-turke. Edhe për qeverinë greke nuk do të ishte i lehtë një vendim i kësaj gjykate, sepse dihet që Athina nuk do të merrte gjithçka që dëshiron nga gjykata. Përsa i përket ujërave, pjesës kontinentale dhe zonës ekskluzive ekonomike, kufijtë detarë greko-turq nuk janë aspak aq të palëvizshëm, siç pretendon gjithmonë qeveria konservatore në opinionin publik grek.

Rezistenca e “patriotëve”

Edhe për këtë kryeministri Mitsotakis nuk është i gatshëm, që të ngrihet kundër të ashtuquajturve patriotë në partinë e tij dhe në shoqërinë greke që të arrijë një zgjidhje me Turqinë. Konservatori Mitsotakis e kujton shumë mirë, se sa e thjeshtë ishte ta diskreditonte paraardhësin e tij të majtë, Aleksis Tsipras në Greqi si tradhtar, pasi ai nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut.

Një problem tjetër mes Athinës dhe Ankarasë është edhe çështja e pakicës myslimane në Trakinë Perëndimore greke. Statusi i tyre është rregulluar me Marrëveshjen e Lozanës në vitin 1923, që i përcaktonte në mënyrë të përgjithshme si myslimanë qytetaret/ët grekë me origjinë turke, pomake, dhe rome. Shteti grek ende i mbetet këtij përcaktimi deri më sot. Kur Erdogan vizitoi më 8 maj 2004 për herë të parë qytetarët turq në Traki tha: “Dua t’u them vëllezërve të mi që jetojnë këtu, se ata duhet të punojnë për një Greqi të fortë. Sa më e fortë është Greqia, aq më të lumtur do të jeni edhe ju.”

Por që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra, së pari vetë presidenti turk. Ndërkohë Erdogan përpiqet rregullisht t’i instrumentalizojë myslimanët në Greqi dhe pretendon, se “të drejtat e njeriut të pakicës turke nuk respektohen nga shteti grek.” Ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu e vizitoi privatisht Trakinë më 30 maj, gjë që shkaktoi artikuj të zemëruar në shtypin konservator grek, por ai ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij me Trakinë. Nga ana e tij ministri i Jashtëm grek, Dendias e injoroi këtë vizitë private. Rrjedhoja: vizita e Çavuşoğlut kaloi pa konflikte në Athinë./DW

Etiketa: AnkarajaAthinakryeministri grekKyriakos Mitsotakismarrëdhëniet Turqi-Greqi

Të Lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

nga 27
19:54 | 21/02/2026
0

Një situatë problematike ka prekur prej rreth dy javësh zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në disa rrethe të...

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

nga 27
15:31 | 21/02/2026
0

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Para
Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës përfundon në SPAK

Akuza për shpërdorim detyre, shkon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com