Një 26 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së hënës në qytetin brengdetar të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen Nr.18 Durrës. 26 vjeçari Andrea Shahaj pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin E.B. 25 vjeç.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut per jetën.
Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe të menjëhershme të Policisë është bërë e mundur arrestimi i autorit të plagosjes.