Një 42 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (28 nëntor) në qytetin bregdetar të Durrësit, pas një konflikti me një shokun e tij.
Policia lokale bën me dije paraprakisht se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale H.K. Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të qytetit jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit është një çështje borxhi midis dy shokëve. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen, teksa ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.