Një 63-vjeç ka humbur jetën teksa ka qenë duke shëtitur buzë detit të Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin bregdetar.
Mësohet se 63-vjeç, duke ecur në breg të detit, ka rënë pa ndjenja. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë rrugës pa mbërritur.
Bëhet me dije se nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti.