Policia e Durrësit ka mundur të lirojë sot vajzën 11 vjeçare e cila mbahej peng në banesë nga një i afërm i saj. personi që mbajti për disa orë të mbyllur vajzën ështe person me probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku vajza është mbajtur në banesë nga burri rreth 50 vjeç.
Familjarët kanë dhënë menjëherë alarmin, çka ka bërë që policia të ndërhyjë, ndërkohë që po negociohet për arrestimin e burrit. Banesa e vajzës me atë të burrit janë rreth 50 metra larg midis tyre. Policia po punon për të sqaruar plotësisht ngjarjen.