Një aksident me pasojë plagosjen e një 43-vjeçari ka ndodhur në Durrës. Mësohet se në afërsi të Stacionit të Trenit në Durrës, dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes është aksidentuar shtetasi këmbësor A.H., 43 vjeç, banues në Qerret, Kavajë.
Këmbësori ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.