Një i ri, rreth 24-vjeç, nga Tirana dyshohet se ka ndërruar jetë. Ai kishte shkuar në plazhin e Gjirit të Lalzit së bashku me familjen për fundjavë. Ndërsa pasdite rreth orës 17:00 është parë mbi ujë nga një pushues, i cili i ka dhënë ndihmën e parë.
24-vjeçari është nisur me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë. Kujtojmë që në mesditë ndërroi jetë një 30-vjeçar në Velipojë, pasi u fut për të shpëtuar të dashurën, por nuk arriti që të dilte vetë i gjallë.