Policia e Durrësit ka arrestuar një 48-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare me inicialet L.A banuese në qytetin bregdetar.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë 48-vjeçari Ardian Molla, banues në Durrës. Mësohet se ai po ashtu i ka vjedhur të miturës edhe telefonin celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme”dhe “Vjedhja” parashikuar në nenet 108/a dhe 134 të Kodit Penal.