Policia e Durrësit vë në pranga dy persona pasi u është gjetur në cilësinë e provës materiale, drogë dhe fara kanabisi. Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë arrestuar shtetasit Jurigert Pëllumbi, 25 vjeç, dhe Arjonit Zoku, 24 vjeç.
Ndërkaq, policia sekuestroi disa doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis. Po kështu, gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një fishek pistolete i kalibrit 9 mm që mbaheshe nga të arrestuarit.