Një ndotje masive e ujërave të basenit portual është konstatuar ditën e sotme nga peshkatarët e Durrësit.
Inspektori i Mjedisit dhe Shëndetit Publik kanë nisur hetimet për të zbuluar burimin e kësaj ndotjeje me qëllim marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.
Dyshohet se ndotja është rezultat i shkarkimeve të paligjshme të ujërave të zeza nga gropat septike të hotelerisë në plazh.
Ndërkohë po bashkëpunohet edhe me Ujësjellës Kanalizimet për verifikimin e burimit të kësaj ndotjeje.