Nëna 17-vjeçare e foshnjës lypte me foshnjen e saj në të ftohtë
Një foshnjë 2-muajshe ka ndërruar jetë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se foshnja vdiq nga i ftohti pasi jetonte në një banesë pa ngrohje.
Ndërkohë mësohet se vajza 2-muajshe është gjetur e vdekur në banesën e familjes Bajrami nga halla e vet. Ajo tha se prej kohësh i vëllai kërkonte punë por nuk kishte arritur të gjente dhe se banesa e familjes ishte në kushte mizore, me lagështi, pa ujë dhe ngrohje.
Policia bën me dije se ekspertiza do të përacktoj shkaqet e vdekjes së fëmijës 2 muajshe.