Një 20-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Sipas policisë, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det E.L. 20 vjeç, banues në Durrës.
Ai kishte shkuar me shokët në det për t’u larë, por nuk mundi që të dalë i gjallë. Shokët kanë kërkuar ndihmën e pushuesve dhe policisë, por 20-vjeçari kishte ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.