Një 46-vjeçar është mbytur në plazhin e Kallmit në Durrës.
Mësohet se trupi i 46-vjeçarit është gjetur sot nga pushuesit vetëm 15 metra nga bregu.
Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së viktimës me iniciale I. J, por policia e Durrësit ka nisur hetimet për rastin, ndërsa trupi i tij pritet t’i nënshtrohet aekzpertizës mjeko-ligjore.