Pas nisjes së projektit Veliera në sheshin e Durrësit, dherat e nxjerra nga tabani i rrugës, por edhe nga shpimi me sondë, u depozituan pak metra më tutje, në bregdetin e “Vollgës”.
Tonelata me dhera të depozituara në sipërfaqen ujore, janë kthyer në kantierin e dytë të punës për projektin “Veliera”. Eskavatorët shpërndajnë dhe sheshojnë dheun e saposjellë, e ngjitur me ta gërmojnë edhe persona të paautorizuar.
Një qytetar shprehet se ka një javë që gërmon aty, për ndonjë qyp të vjetër ose hekur, sa për të nxjerrë 2-3 mijë lekë (të vjetra). “Nëse gjej një qyp, mund ta shes 20-30 mijë lekë (të vjetra). Ka plot persona e tregtarë që vijnë e pyesin përditë, nëse kemi gjetur ndonjë gjë”, shpjegon 53 vjeçari.
/amfora/