13-vjeçarja kallëzon babain e saj në polici
Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar pasi ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tij të mitur.
Sipas policisë ka qënë vetë vajza e tij 13-vjeçare që ka kallëzuar të atin, ku ka pohuar se Qemal Lushi ka ushtruar dhunë fizikë dhe psikologjike ndaj saj, si dhe ka kryer vepra të turpshme.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 56 vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4 fishekë çifteje, të cilat i kishte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”dhe”Dhunë në familje”.