Një sasi prej 64.5 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare e Durrësit dhe Guarda Di Finanza Italiane.
Mësohet se droga u gjet në det e futur në 7 pako në zonën e Kallmit në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.