Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një 58-vjeçar është vrarë me thikë në Rrugën Tregtare, në bulevardin “Epidam” të qytetit.
Viktima është identifikuar si shtetasi Agim Arapi, pronar i një dyqani ushqimor. Shtetasi Arapi u vra pas një përleshjeje fizike me pronarët e një picerie që ndodhet pranë dyqanit të tij. Policia ka identifikuar dhe arrestuar si autorë të dyshuar dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe Jurgen Kurtin, dhëndrrin e Kostandinit.
Tre të dyshuarit të përfshirë në një konflikt pronësie me Arapin kanë shkuar në dyqanin e tij, ku ka ndodhur dhe sherri. Sipas policisë, gjatë përleshjes palët e kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe viktima ka marrë plagë në kokë. Ndonëse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë.