Një krim i rëndë në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit ku një djalë ka vrarë babain dhe nënën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj rreth orës 07:55 të mëngjesit të sotëm.
Shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij janë gjetur të vrarë me armë zjarri pranë derës së banesës.
Forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N.
Nga hetimet paraprake, L.N dyshohet se vuan nga probleme mendore.Ai po merret në pyetje ne komisariatin e Durrësit lidhur me ngjarjen e rëndë.