Një tjetër skandal ka ndodhur në jetimore, kësaj here në Durrës. Një fëmijë 3 vjeç është dhunuar nga kujdestarja e tij në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës. Emisioni investigative “Stop” në Tv Klan ka zbuluar skandalin duke përcjellë për publikun fotografi që vërtetojnë shënjat e dhunës në fytyrën e fëmijës 3-vjeçar.
Pasi është konstatuar dhuna, drejtuesit e jetimores kanë hartuar një raport për rastin në të cilin theksohet: “Kjo konfirmon jo vetëm dhunën fizike, por edhe atë psikologjike të ushtruar kundrejt fëmijës. Fëmija 3 – vjeçar tregoi se kujdestarja e kishte goditur disa herë dhe ndihej i frikësuar kur shikonte kujdestaren”.
Ndërsa kujdestarja Dafina Fama është justifikuar duke thënë se shenjat e fëmijës janë shkaktuar nga rrëzimi në tualet.