Dumani tregon emrin e pronarit që zotëron 5 milionë eurot e sekuestruara në Elbasan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dumani tregon emrin e pronarit që zotëron 5 milionë eurot e sekuestruara në Elbasan

12:10 | 10/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Gentian Sharra është personi i cili është zbuluar nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, që zotëronte 5 milionë eurot e sekuestruara nga policia në operacionin “Illegal Asstes”.

Dumani e ka përmendur atë së bashku me Talo Çelën në fillimet e njohjes mes tyre kur kishin kryer disa grabitje.

Pronat e sekuestruara

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 15 680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3 533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4 170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4 050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3 533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

Akuzat ndag Gentian Sharrës

– Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

– “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

–  “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

–  “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

–  “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan–Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Dëshmia e Dumanit për Sharrën

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, kanë zbërthyer vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”. Mes të arrestuarve ishte edhe emri i Gentian Sharrës, pas të cilit lidhen një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, O.Sharra rezulton pronare e kompanisë që ka fituar një kontratë të majme me Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan.

Bëhet fjalë për një kontratë 11 217 107 lekëshe, për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Psikiatrik. Burimi i financimit është direkt nga Buxheti i Shtetit, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar më 27 mars të vitit 2020.

Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhë bashkëpunëtor i disa grabitjeve. Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Në vitin 2013 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur të Hamit Haxhias. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, ndërsa në këtë grabitje pjesëmarrës ishte edhe Nuredin Dumani.

Në një tjetër episod ai del në vitin 2011, ku janë grabitur rreth 20 mijë euro. Sipas dëshmisë së Dumanit, Gentian Sharra bashkë me anëtarët e tjerë kanë marrë nga rreth 4-5 mijë euro për person.

Etiketa: Gentian SharraNuredin Dumani

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
I vuri flakën zyrës së noterit të Sarandës, lihet në burg Marjo Sinani

I vuri flakën zyrës së noterit të Sarandës, lihet në burg Marjo Sinani

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com