“Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane, Retrospektivë dhe Perspektivë” në Dubrovnik të Kroacisë.
Në këtë konferencë, siç raporton agjencia kroate e lajmeve “Hina”, Kurti theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe ta shohin atë me botën ruse, këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviçin apo Putinin”.
SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Kurtit këtë javë që të largojë kryetarët e bashkive nga ndërtesat komunale dhe njësitë speciale të policisë që ndihmuan në vendosjen e tyre në komunat veriore.
Kryeministri Kurti tha se Kosovës “i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje” dhe shtoi se ndërkohë Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë, nëse “ekstremistët e dhunshëm” ndalojnë trazirat.
“Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me një dialog intensiv për zbatimin e marrëveshjes dhe ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, tha Kurti.