“Duhet të mendojmë për ta”, Rama për BBC: Ne ishim “afganë” para 30 vitesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Duhet të mendojmë për ta”, Rama për BBC: Ne ishim “afganë” para 30 vitesh

16:30 | 19/08/2021
në Kryesore
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një intervistë të dhënë për emisionin radiofonik “The World Tonight”, në BBC ka folur lidhur me situatën më afganët, ku Shqipëria ka vendosur që të pranojë disa prej tyre në vendin tonë.

Rama ka theksuar se shqiptarët ishin si afganët rreth 30 vite më parë, ndërsa ka shtuar se tashmë është çasti për të ndihmuar afganët.

BBC: Një vend i vogël evropian, që nuk është në BE, por është anëtar i NATO-s, ka rënë dakord t’u ofrojë strehim afganëve që do të shkojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grupi i parë pritet të mbërrijë këto ditë dhe në vijim mund të strehohen deri në 3 000 prej tyre. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, na tregoi se pse vendi i tij ishte ofruar t’i pranonte.

Read more

Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –

Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh –

KM: Sepse kjo është ajo çka ne jemi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës sesa përpara saj dhe arsyeja ishte se në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun. Kështu, hebrenjve këtu iu dha strehë dhe është një nga faqet më të bukura të historisë sonë. Së dyti, ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. Sigurisht, me shumë vështirësi, por, në thelb, u mirëpritëm. Së treti, sepse mendoj që duhet ta bëjmë edhe për fëmijët tanë. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se kjo është bota ku jetojmë. Ne mund të mos jemi të pasur, po nuk mund t’ia lejojmë vetes ta kemi kujtesën të shkurtër.

BBC: Siç po thoni, ju nuk jeni vend i pasur. Mund t’ju duhet t’i strehoni këta njerëz për një farë kohe. A do të jetë barrë e madhe për Shqipërinë në aspektin praktik?

KM: Mos harroni një gjë se në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix. Për ne, luftërat kanë qenë këtu dhe kemi parë luftëra. Kemi parë tmerret e luftës dhe na është dashur të ofrojmë strehë në Shqipëri jo shumë kohë më parë. Asokohe, unë isha ministër i Kulturës, kur strehuam rreth gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, të cilët po i iknin spastrimit etnik. Mbijetuam, ja ku jemi. Nuk jemi vend i pasur, por ja ku jemi sërish, kështu që financiarisht, moralisht e në gjithçka nuk mendoj se u dëmtuam. Mendoj që ajo përvojë na pasuroi më shumë moralisht.

BBC: Sot, është zhvilluar një debat mjaft i fortë në parlament, këtu në Uestminister, rreth pozicionit të Mbretërisë së Bashkuar, asaj çka duhet të ndodhë dhe pse vendet e tjera nuk ia dolën të parashikonin sa shpejt do ta merrnin kontrollin talebanët dhe janë ngritur pikëpyetje lidhur edhe me vetë NATO-n, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të vepronin të vetme në thelb dhe vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, që kishin trupa atje, ndjenë se nuk patën zgjedhje tjetër përveçse të tërhiqeshin edhe ata. A mendoni se kjo e ka vënë në një farë mënyre në pikëpyetje qëllimin e NATO-s?

KM: Më duket sinqerisht paarsyeshme që fajësimi i ShBA-së po përdoret për t’iu kthyer kurrizin afganëve që kanë nevojë për ne tani. Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mospushtimin e kështu me radhë. Sigurisht që tërheqja ishte vendim i njëanshëm i ShBA-së, por jemi të gjithë bashkë pjesë e kësaj.

BBC: Po a nuk është e drejtë që disa prej nesh të pyesin a jemi pjesë të gjithë bashkë, nëse Amerika tërhiqet në mënyrë të njëanshme?

KM: Po, është e vërtetë, keni të drejtë, por, tani, kjo nuk është arsye për t’iu kthyer kurrizin këtyre njerëzve, e kam fjalën, njerëzve që kanë nevojë për strehë. Unë e kam diskutuar këtë në samitin e NATO-s dhe jam shprehur se e di për çfarë flas, pasi ne kemi jetuar në një regjim që ishte si ai i talebanëve. Na duhet të mendojmë për të nesërmen e njerëzve që kanë punuar për ne, pasi ata do të etiketohen si tradhtarë e do të trajtohen si tradhtarë dhe trajtimi i tyre si tradhtarë në atë regjim nënkupton vdekjen.

BBC: Atëherë, edhe një mendim të fundit fare për refugjatët. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar sot se do të pranojë 20 000 persona brenda disa vjetëve, duke filluar me 5 000, por do të ketë disa vende evropiane, të cilat mund të vendosin se nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Ju dhatë argumentin moral se pse vendi juaj vendosi të bënte atë që bëri. Çfarë mesazhi do të kishit për aleatët evropianë që janë skeptikë, që janë të pasigurt lidhur me pranimin e refugjatëve nga Afganistani.

KM:  Nuk e di. Nuk e di çfarë do të thotë 20 000 veta brenda shumë viteve, pasi ne duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet t’u gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato mund të mbyllen, mund të bëjnë ç’të duan.

BBC: Ky ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Vijon….

Etiketa: BBCKtyeministri i Shqiperise Edi Rama

Të Lidhura

Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

nga 27
10:16 | 10/01/2026
0

Situata e tanishme në Qarkun Kukës, deri në orën 08:40 të datës 10.01.2026, vazhdon të jetë e ndikuar nga reshjet...

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

nga 27
10:00 | 10/01/2026
0

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të...

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –

nga 27
09:46 | 10/01/2026
0

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Klosit pasi dyshohet se ka rënë me automjetin që drejtonte në përroin e...

Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh –

Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh –

nga 27
09:36 | 10/01/2026
0

Reshjet e denduara të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në fshatin Miliskajë të Krujës, ku disa familje kanë...

Para
Edi Rama, i mjerë dhe pa fantazi! Kopjon barcaletën e Fatos Nanos

Debati për lirimin e konvikteve, Rama: Fabrikim i së njëjtës dorë që ka vulosur ngjarjet më të zeza për 30 vite

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

10:16 | 10/01/2026
266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

10:00 | 10/01/2026
Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –

09:46 | 10/01/2026
Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh –

Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh –

09:36 | 10/01/2026
Ja akset që duhet kujdes! –

Ja akset që duhet kujdes! –

09:24 | 10/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –
  • 266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –
  • Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –
  • Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh –
  • Ja akset që duhet kujdes! –
  • Moti i keq në Mirditë/ Fan i Vogël dhe Zmeja dalin nga shtrati –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –
  • 266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com