Lënda narkotike e fshehur në tavanët e autobusit
Policia greke ka kapur dhe sekuestruar rreth 50 kilogramë kanabis sativa të fshehura në tavanin e një autobuzi të linjës Sarandë Athinë. Droga është sekuestruar në orët e natës në tokën greke në pikën kufitare të Kakavijës. Policia tha se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike dhe se ka arrestuar shoferin e autobuzit, një shtetas shqiptar nga Saranda.
Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës për masë sigurie. Një ditë më parë autoritete shqiptare të pikës së Kakavijës, prangosën dy shoferë të një linje tjetër autobusësh nën akuzën e transportimit të lëndëve narkotike, pasi atyre iu gjet sasia prej 7.8 kg kanabis në tavanet e ajrimit të autobusit të linjës Tiranë-Athinë.